Shpjegime shprehjesh dhe fjalësh:
- Parnas - mitologji: Mal që ngrihej mbi Delf, ku ndodhej vendi i shenjtë kushtue Apolit; për ketë arsye mendohej edhe si seli e Muzave (Zanave).
- Pegas - mitologji: Kalë me flatra i mitologjisë greke; nga Olimpi pat zbritë në Helikonë; aty me një shkelm çili një gur magjik që frymëzonte poetët të cilët pinin në atë burim.
- Kvirinal - histori: Një nga shtatë kodrat mbi të cilat asht ndertue Roma. Sot aty asht Selia e Presidentit të Republikës Italiane.
- Bismark - histori: Burrë i shtetit gjerman (1815-1898), asht futë në histori me nofkën e njohtun “Kancelari i hekurt”. Asht farkëtuesi i madh i unitetit gjermanik; ishte ndër autorët e “Aleancës Tripalëshe”(Gjermani-Austri-Itali), e cila ka luejt rol të rendësishem në daljen e Ballkanit nga Perandoria Turke.
- Dityramb - poet: Hartim i lashtë poetik; té grekët e vjetër vinte prej kultit të Dionizit prandej, lidhej me dehjen dhe euforinë.
- Kaliope - mitologji: Muza (Zana) e elegjisë; paraqitej me një rrotull në dorën e majtë.
- Aelius - personazh bihud, si duket deformon emnin e shkrimtarit dhe filozofit latin Lucius Apuleus (rreth 150–180), autor i veprës së bujshme “Metamorfoza ose Gomari i Artë”, ku shkruhet për aventurat e një djalit të rij të shndërruem në gomar nëpërmjet të magjisë dhe i kthyem përsëri në njeri.
- Pallas Athina - mitologji: Një nga Hyjnitë ma të rendësishme të Panteonit grek; asht vizatue në dy mënyra, si Athinë dhe si Pallas Athinë. Hyjnesha e luftës, këshilltare e afërt e heronjve ma të mëdhaj; ma vonë edhe mbrojtëse e arteve, shkencave etj.
- Lassen Sie nur - gjermanizm: lene mâ!, mos e ço mâ gjatë!
- Neni gordian - histori: Kur ndodhej në Gordium, Aleksandri i Maqedonisë mori vesht punën e një nyeje të ngatrrueme në një mënyrë të pazgjidhëshme nga asnjë njeri, tue marrë vesht legjendën simbas së cilës ai që e zgjidhë atë nyje do të pushtonte botën, Aleksandri nxori shpatën dhe e këputi nyjen dysh.
- Var, efendêm, var! - turqizm: Fol, zotni, se flitke bukur!
- Pravo, zdravo - sllavisht: Mirë e bukur.
- Laholevelá! - turqizm: Ruejna, Zot!
- Tobe estagi furullah! - turq.: Na ruej, Zot, nga ky mëkat!
- Allahile! - turqizm: Pashë Zotin!
- Sozyn ia bamá - turqizm: Me nder’e me thanë …
Fjalë të tjera
- Adalet
- Shumë, tejmase, e teprueme.
- Ajllek
- Rrogë, pension.
- Akraba
- Rreth familjar, farefis.
- Angllisht
- Tjetër për tjetër, mbrapsht.
- Avrom
- Gjindje, njerëz.
- Bat
- Rrasë ose trinë që vehët për grackë me kapë zogj, për kurthë.
- Beledije
- Bashkia në organizimin osman.
- Bendenyz
- Sherbëtori i juaj – formë ironike.
- Besh-dort
- Pesë-katër (në lojën e tavlles).
- Me u beshletis
- Rregullohem disi (nga ana ekonomike).
- Bihude
- Pa vlerë, i zbrazët, njeri kot.
- Binish
- Mantel grash.
- Botë
- Baltë.
- Crule
- Cule, zhele.
- Çarje
- Mjeti ose mënyra me zgjidhë punë, me sherue.
- Çangall
- Çakall.
- Çyçek
- Hollak, i gjatë, njeri i lehtë.
- Çynqi
- Të gjithë.
- Dahá
- Ma tepër, aq ma shumë, asht shumë e me shtue prap.
- Derbeder
- Vagabond, faqezi.
- Dergjé
- Tuberkuloz.
- Devër (saber)
- Durim.
- Dishditës
- Një ditë, një herë, dikur.
- Dogonis
- Ngacmoj, lëndoj dike.
- Dumbara
- Hilé, rrêng.
- Dy-shesh
- Dy-gjashtë (në lojna zaresh).
- Dylme
- Dredharak, hileqar, njeri që të lahet e të lyhet – servil.
- Eshek
- Gomar.
- Eshendibilah
- Dishmoj me Perëndinë, me Zotin.
- Exhele
- Ngut, këtu: urgjent, gjâ e shpejt.
- Me u fâ
- Me u ngopë, me u ajë tue hangër.
- Ferk
- Dallohet mirë, shquhet për diçka.
- Filuzë
- Falimentim, bankrrotë, pa kurgja mbas shpirtit.
- Fistan
- Fustan, fustanelë (veshja e burrave të jugut).
- Gaç
- Kërriç, zog gomarit.
- Garramet
- Punë e ngatrrueme, me pengesa.
- Gerhanë
- Krahën që lnuret leshi ose lini, krehet para tjerrjes.
- Gopedër
- Top i llojit të vjetër.
- Gjèt
- Këtu: afër, në cak, në fis.
- Gjygym
- Gjym, enë për ujë prej bakri.
- Gjytrym
- Galamsh, ulok, i mbetun, i paaftë.
- Hallakotrum
- Kot së koti, kudo rasha e mos u vrasha.
- Hallbu
- Por, ama.
- Handrak
- Pisllek, vend i ndytë.
- Haps’hane
- Burg.
- Hergjele (hergele)
- Tufë kafshësh e lanun lirë në kullosë. Pélë e zgjidhun.
- Hasi
- Kryengritës, i pabindun.
- Hep-jek
- Një e një (dy njisha në zare).
- Me hukatë
- Me të shitue zana, me të lëshue frymen në fëtyrë.
- Hukubet
- Diçka e shemtueme, e keqe në pamje.
- Hyqymet
- Qeveri.
- Insan
- Njeri.
- Imza
- Nënshkrim, firmë.
- Iptadije
- Shkollë plotore (turke).
- Iqi-bir
- Po njësoj, po atë mënyrë, Po ashtu. (në tavëll).
- Ishkile
- Dëshirë e madhe, merak i fortë.
- Ixhiram
- E metë, cen, e mangët.
- Më jèt
- Më mbeti, mbes pa e krye.
- Jullar
- Ullar, kapistër.
- Kabull
- Pelqim, pranoj, e begenis ket gja.
- Kacabet (kaçybet)
- Skifter.
- Kafaz
- Roje personale në sherbim të konsullit.
- Kakruk
- Kokërr (një frut), me ndêjë në një qoshe pa tu ndi zani.
- Kalangerrç
- Ecë si i mpimë, kur të kap ngerrçi. I sëmurë epileptik.
- Kallamkusur
- Ajo që ka mbetë, teprica.
- Kanavetë
- Sënduk, arkë e vogël me dry, arkë ku ruhej diçka e veçantë.
- Kardash
- Qehaja, pasvani, njeri i besimit.
- Me kargatis
- Shtrij, tendos, shtrimje mbas mpimjes.
- Kartel
- Fletore, rradhuer.
- Kashë
- Arkë ku ruhen paret.
- Kezë
- Kunorë.
- Kermez
- Ngjyrë allè e mbylltë.
- Kin’ (kindemek)
- Kinse, me bâ sikur, demek.
- Kokòt
- Njeri që ngrehet si gjel, fryhet si pâci, torollak.
- Korcull
- Korsuj, korcullarë, konsull i konsullatës.
- Korrname
- Pohe, krenari me shumë kërkesa.
- Kotrum
- Kot më kot, kudo rasha e mos u vrasha.
- Me kreckue
- Krasis, me krasitë barin.
- Kulihum
- Kryengulthi, me u rrëzue (me rá) nga pakujdesia.
- Kulim
- Mistrec, përqeshës.
- Lazëm
- Bân lazëm, hyn në punë, duhet për ...
- Lbozë
- Blozë, çagjë oxhakut.
- Llakordi
- Llafe, thashetheme, shumë fjalë.
- Maklladë
- Dokërr, profkë.
- Mallá
- Mos vallë, ndoshta.
- Mallimét
- Veshje e të vdekunit, rroba vdekjet.
- Maná
- Besà, kështu prá.
- Meash
- Pagesë, rrogë, pagëtyrë.
- Mehmur
- Nëpunës.
- Mehmuriet
- Nëpunësi, punë në zyre.
- Mendiz
- Specialist, ekspert, i aftë.
- Mereqep
- Mellan, bojë shkrimi.
- Metelik
- Monedhë turke, e dhetë e pares, një qindarkë me vlerë pak.
- Mexhelé
- Kodi civil (i vjetër i Turqisë).
- Mhyr (myhyr)
- Vulë, unazë që përdorej edhe për dyllosje.
- Mylk (mylqe)
- Pronë e madhe, tokë, kullosa, vneshta, pyll etj.
- Nafakë
- Fat, baft, shans.
- Piç
- Njeri pa vlerë, batall, burrë me mendje fëmije.
- Plish
- Bûcë, copë dhéu.
- Portare
- Trinë e thurun me thupra, që sot asht dera e oborrit.
- Qesatllëk
- Mungesë pune, kriza ekonomike.
- Rrangë
- Punë e përditëshme, barrë, ngarkesë.
- Rreshper
- Tregtar, qarkullues paresh me sasi të madhe.
- Ruzhdije
- Shkollë fillore turke.
- Rriqën
- Parazit që thithë gjak në veshtë e qenit, njitët si rrodhe.
- Sallahan
- Rrugaç, vagabond, kasap në kuptimin fyes.
- Samadak
- Djalë i ri dhe i aftë në punë.
- Sandalije
- Poltron, karrigë e rahatëshme.
- Se-jek
- Tre dhe një (në lojë zaresh).
- Sebet
- I afërm, kushrini, farefis.
- Sefir
- Ambasador.
- Singi (syngji)
- Bajonetë arme.
- Son
- Fundi i lojës, përfundimi, letra e fundit në lojë.
- Spathok
- Lapér, leckaman, i lanun, pa vlerë në shoqni.
- Spik
- Gajtan leshi zbukurues. I heq spik jetës-ban jetë të mirë e me kërkesa.
- Stom
- Pjesë toke e çueme rreth arave, tokë mbi nivel të brigjeve të lumit.
- Stramastik
- Pjellë e përftueme nga prind llojesh të ndryshme, p.sh. qen me ujk.
- Sylah
- Brez armësh.
- Syret
- Fëtyrë, ka syret e t’et...ngjason me babën e vet.
- Syretá
- Për pamje, për dukje, për fëtyrë.
- Syrgjyn
- Internim. I dëbuem.
- Shah
- Kur kali çon dy kambët e para dhe rri madhshtor mbi dy të mbrapmet.
- Shakllaban
- Llapazan që kërkon me përqeshë të tjerët.
- Shan
- Dinjitet, nderë.
- Sheste
- Busull, nuk di me mbajtë shesten – nuk di me mbajtë drejtimin.
- Shesh-besh
- Gjashtë e pesë (në lojë zaresh).
- Shkorret
- Vend me shkurre, ai i shkorretit-euf. Ai i djallit..., vendi i dreqit.
- Shmertis
- Zbloj fëtyren nga perçja ose napa.
- Shnjalli
- Djalli, asht si shnjall – asht si dreq.
- Shqek, shqekë
- Xhep, xhepa.
- Tanuz
- Fes i zi alla turka, tanuz – model nga Tunizia.
- Tarbjetsuz
- Nuk shtrohet, nuk bahet tarbjet, nuk bindet.
- Tarabë
- Drrasat që hapin e mbyllin pamjen e dyqanit.
- Tebá (tebaje)
- Nënshtetas.
- Tekahyt
- Gjysëm njeriu, i sëmurë nga mendtë.
- Telbiz
- Dinak, i rrafinuem, dhelpnak.
- Me ternue
- Shndrroj, metamorfoj.
- Terrçuk
- Lëkurë e bame thès.
- Teste
- Dhetëshe, zgjedh teste –“ma të mirat”.
- Tevabi
- Përcjellë, me çue.
- Topanxhë
- Pisqollë, kobure me strall.
- Vár
- Fjalë, fjalim, ligjërim.
- Vergi (vergji)
- Taksë shtëpije, dyqani, toke, etj.
- Xhep e lep
- Paguej e të shërbejë; xhepi plot, gati për shërbim.
- Zaranë
- Lloj shelqje, tip mrinash.
- Ylldyz
- Ylli.
- Ymer
- Jetë; për ymer – për jetë, për amshim.
- Zollude (zollotë)
- Monedhë turke tridhetë paresh.
Gjergj Fishta