Hymni i Flamurit Kombtár

Porsi fleta e Êjllit t’Zotit
Po rreh Flamuri i Shqypnís,
Edhè thrret t’bijt e Kastrjotit
Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtrís.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë!
Bini, Lekë! bini, Malcorë!
Trima, mbrendë! me dorë! me dorë!

Per mbas Flamurit t’vet Shqyptari,
Kúr rrokë armët por t’drejta t’veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vêhet m’t’leta.
  Bini, Toskë! etj.

Mbi njat Flamur Perendija
Me dorë t’vet Aj e ka shkrue:
«Per Shqyptarë do t’jét Shqypnija:
Kush u a prekë, aj kjoftë mallkue!»
  Bini, Toskë! etj.

Shka? a thue 'imend se at tokë t’bekueme,
Qi vetë Zoti na ká dhânun,
Sod me e shkelë kamba e poshtnueme
E nji t’huej’t na kem’m’i a lânun?
  Bini, Toskë! etj.

Ah! jo, kurr. Njiqind herë para
Kem’me u shkrî me grá, me fmí:
Kem’me mbetë kortarë nder ara,
Se me shkelë lâmë t’huej’n n’Shqypní.
  Bini, Toskë! etj.

M’kâmbë, Sokola të Shqypnís!
Flamri i jonë, qe, n’ajr po shtiellet
Si pol veshet t’Perendís,
Kahë na bân hije prej qiellet.
  Bini, Toskë! etj.

Mâ mirë dekë me u shue nen hije
T’Flamrit t’onë në fushë t’mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnije
Per nen sukuj t’huejë t’Balkanit.
  Bini, Toskë! etj.

Armët e besen na i njef bota;
Trima në zâ kem’pasun t’Parët,
Luften né na e msoi Kastrjota:
Kê, thue, frigë do t’kén Shqyptarët?!
  Bini, Toskë! etj.

Urra! djelm, eh u u dhashtë e mbara!
Sod a kurr, me dekë p’r Atdhé!
Flamri jonë, qe, u nis perpara:
Ndimo, Zot, per Atme e Fé!
  Bini, Toskë! etj.

Pjesa e radhës
28 Nanduer 1913

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB