Zhvillimi i disá fjalve te librit

Âsht marrë në kujdes mâ teper kuptimi i posaçem qi i jipet fjalës në vend të perdorun. O. e B.

acarr (i)
të ftoftë, cegem
Adrje (ja)
Deti Adrijatik
Agamemnon (i)
kryeprîsi i ushtrís greke në Trojë
ag (u)
dritë e marrët, (bagliore)
agzot (i)
barot, qi vêhet në falme të çarkut.
Akej (t)
Grekt
alabaster (i)
mineral i tejpáshem
Albjonë (a)
Anglija
anger (a)
permbrendsa (visceri)
arenz (i)
brunç, bronx
atilltë (i, e, të)
atletë, azgan
Aulidë (a)
vend në breg të Grekís
avis (i)
humnere, (abisso)
bashtinë (a)
tokët, livadhet, pronet e njaj shpije.
bigë (a)
spellë malit
Bizanc (i)
Stambolla
boenë (a)
permbytje, vershim, (inondazione).
breshtë (a)
pyllë e shpeshtë.
Briaré (u)
êmen viganit, (ne mitologí).
brishti
rrshas.
bubrroj
rmoj, heci barkas.
bubuqe (ja)
kelçi, në të cillin çilë lulja.
bulku i votrës
nji soj kandrret, qi kndon naten (grillo).
bulurinë (a)
gjâmë.
carâ (ni)
gúr votret, ûnak.
cem (i)
gúr: tuf (terreno di tufo)
cemtë (i, e, të)
i ftoftë.
Cukal (i)
mal kahë lindja e Shkodrës.
çakrrí (ja)
çikrrí, send i vogel, pá vlerë.
çapoj (t)
kthetra.
çeste (ja)
çeter, vegel muzikore.
dardhë moskadele
dardhë fort e âmel.
dari
bjerri, djerri.
Deçiq (i)
mal mbi Tuz.
dejkë (a)
dallndyshë.
dera e Alì Osmanit
dinastija e mbretenvet të Turkís.
derptuem (i, e, të)
i shtrydhun, i pershkuem dhimbet.
dikoj
derdhi.
dirgjem
ulem.
doke (ia)
zakon, adet.
dheu i Frangut
dheu i Europës së qytetnueme.
Eden (a)
Parrîzi i tokës.
emblem (i)
dhumere (Dukagjin): tumarë (Tiranë).
êmtë (a)
hallë
endirë (a)
qéf, ande.
fâng (u)
tokë e thatë, shtoj.
fejzë (a)
kanáll, gyp i hollë.
Felah (i)
fis Aziatik.
felgrim (i)
frigë, drojë.
flater (a)
krah, fletë.
flaurí (ja)
hjedhë (drithit).
frotë (a)
çetë e keqe.
fulikare
turrshem, me hov.
Fushat Elizé
vendi i të lumvet n'at jetë, (në mitologí).
futë (a)
faculetë jazit.
galé (ja)
barkë.
garuzhdë (a)
lugë e madhe.
gerthas
bertas, vikas.
Gigë (a)
êmen vigânit (në mitologí).
gledhoj
due mirë, lmoj (accarezzo).
glinë (a)
ujë âmull.
gocë (a)
vajzë.
gopeder (a)
top.
goromisi
rrxoj.
gradinë (a)
shpat i blért.
grisun (i, e, të)
i hângun, i sosun, i eger.
gjeldéc (i)
bibâ.
gjeraçinë (a)
skyfér.
halë (a)
ród pishet.
henik (u)
top i vogel.
Himalá (ja)
mali mâ i nalti në botë (n' Azí të mjesme).
homerid (i)
gjindë e kohës së Homerit.
iris
bader (lule).
irnuem (i, e, të)
i perxîm: thohet per varrë (livido).
jank (u)
êmen antonomastik i Amerikajvet; si «Lekë» i Malcorvet të Mbishkodrës.
jone (t)
kângë, jehonë.
kacilitë (a)
rubë, qi vênë në krye varzat e Mirditës.
kaos (i)
pshtjellim.
karajfile (ja)
pushkë e gjatë.
kataklizem (i)
rrenim i pergjithshem.
kavatoj
trilloj, hartoj me mende (immagino).
kelç luljet
bubuqe.
kernalle (ja)
kënetë.
kerthnestë (i, e, të)
në shndet.
Kerubim (i)
Êngjell.
kjasoj
kjáj.
kndellem
vêhem në shndet, ngjallem.
koha e „ballhutës“
koha e vjeter, (e bollekut: kúr hate qêni pagaçë).
kolibë (a)
ksollë
konisi
perbûj (albergo).
kondosh (i)
tallagan i veshun në lkurë.
kremiz (i)
kadife.
krepatoj
thermoj.
kreshnik (u)
fatoz, fisnik.
Kreshta e Veleçikut
Maja e Veliçikut
kurm (i)
copë (mishit).
kurmagjak (u)
suxhuk (mbushë me gjak).
kursár (i)
cub detit, strujak (pirata).
lapèr (i)
zhelan.
latë (a)
spatë qi perdoret me latue.
Lekë (t)
Malcorët e Mbishkodrës.
leqetisi
ndŷj, zhyej.
leqe (t)
(Leqet e Hotit) dredhime rruget (serpetina).
Levit (i)
Sherbtuer i Zotit.
lil (i)
zamak.
londis
trandi, lkundi.
lpozë (a)
çagjë, pshtimë.
lurtimë (a)
miklim.
lurtoj
mikloj.
madergonë (a)
bîmë ferrçe.
malukat (i)
perbindsh.
Manov (i)
fjalë qi thohet në të perbuzun per Aziatikë.
mardhë (a)
të ftoftë të madh.
marsë
pjest. perziem, xé.
mashtrí (ja)
dredhí, sherrí.
Meone (ja)
vendi i të lemit te Homerit.
miazmë (a)
erë e randë.
moh
befas, pá pritë.
moje (ja)
nji vend i naltë, qi del mbi tjerë.
morriz (i)
ferrçë
Moskov (i)
Rusija.
mret (i)
mare (nji ród pêmet).
mrrutë (a)
rrole, plakë.
murojë (a)
shyt (scudo).
namlí (ja)
hekuri i pushkës.
Nazaré (u)
Jezu Krishti (prej Nazaretit).
neshtrashë (a)
rrethânë, ogur, fat.
nzis
shtŷj, ngacmoj.
ndofllash
(ablativ) fulqîjsh.
ngallis
gergas.
ngarmoj
shtŷj, nzis.
ngerthej
vrâj, mrrudhi.
ngrofi
xéj.
njethët (i, e, të)
i njomë, i blért.
njuhas
marr erë.
pajanderr (a)
mbajtse (sostegno).
pajuer (ori)
dyrek barket.
pardh (i)
leopardh.
Parnas (i)
Mali i Zânavet.
pase (ja)
pasqyrë.
patershanë (a)
heshtë.
pegame (ja)
ndŷsí (lordura).
pellg (u)
gjí lumit (bacino).
Pergam (i)
qytet n' Azí të Vogel.
perkjellë (a)
miklim, lurtimë.
perlim (i)
detyrë.
petrit (i)
skyfér.
picakoj
zdeshi.
piloj
ligshtoj.
plandosi
perplasi.
plojtë (i, e, të)
i ngathët.
plleshem (i, e, të)
i frytshem (fertile).
polip (i)
peshk detit.
priskoj
sterklas (aspergo).
prone (t)
pasuní tokësh (possesione).
prûjtë (i, e, të)
i poshter.
qeparizë (a)
plep i butë.
qipuj (t)
shpirten të kqí.
rád (i)
ushqim; gjallnim.
ravë (a)
ví, rrugë.
ravtoj
udhtoj, rrugoj.
rektoj
hjeki, ap shpírt (agonizzo).
reshi
sjelli.
rizë (a)
mblojë e hollë krejet.
rmaj (t)
vendi i vorrevet.
rysi
msoj, pajisi.
rragam (i)
krep.
rraplloj
kersas.
rreshme
(boret) ortek.
rriba e Verit
rryma e Verit.
rrmyeshem (i, e, të)
i turrshem.
rrole (ja)
plakë, mrrutë.
rrome (ja)
vjerrshë shpotijet.
rropame (ia)
krisem, zhurmë.
rrushkull (a)
bîmë ferrçe.
Saharë (a)
shkretí râne n'Afrikë gjithmonë e blért.
selví (ja)
landë (cipresso).
Serafini i Asizit
Sh. Françesku.
skjyrtoj
vrej, vê n'oroe, shikjoj.
sklafë (a)
tallaz.
sogje (ja)
rojë.
shag (u)
(shegj, t). shtrojë, halí.
shajak (u)
zhgun.
shart (i)
fat (sorte).
shatergaz (i)
vegel me thye token.
shatorre (ja)
çader.
shauret (i)
lugat.
Shé (u)
nji nder dyer të Trojës.
shînoj
shênjoj.
shkallme (ja)
shpatë.
shkarth (i)
rrogtár, shegert.
shkepter (i)
shkop mbretnuer.
shkerbé (ja)
bishë e eger.
shkerdhyem (i, e, të)
i poshtnuem, i dhunuem.
shkmej
shlyej.
shkreptimë (a)
vetimë.
shkundullis
shkundi.
shllim (i)
idé.
shpendme (ja)
bîmë e helmatisun.
shtîm (i, e, të)
i lém pá kohë; (abortito).
shtoj (i)
tokë e thát, fâng.
tarogza brynatake
perkrenare me bryna.
tej (i)
konop leshit.
tejzë (a)
konop leshit i hollë.
termale (ja)
të njitun perpjetë
termet (i)
termek.
Titanik (u)
hokubet i madh (në trajtë të Titanvet).
tjarë (a)
kunora e Papvet.
tmershem (i, e, të)
i mnershem.
tufâ (ni)
thellim, duhí.
turshîj
shtypi, thermoj me turr.
theki kamben
u grahi kambvet.
thellim (i)
stuhí, duhí.
therore (ja)
ltér.
Theta
Θ (germa fillore e fjalës grekishte θάνατος = dekë).
thith (i)
çiví (cardine).
thopçë (a)
shpírt i keq.
ulâ (ni)
luâ.
ulkojë (a)
fêmna e ujkut.
urtytë (a)
mand toket.
uturim (i)
zhurmë, bumbullimë.
vamqir (i)
shpend (lakuriq) qi thithë gjakun.
vigâ (ni)
gjigant.
vigem (a)
brîmë.
Vir (i)
qytet i vogel në Mal të Zí.
Vobeku i Asizit
Sh. Françesku.
vringlloj
sjelli (shpaten).
zallotë (a)
30 pare (turkut).
zgorkë (a)
plasë (pertugio).
zushë (a)
të xét të madh, zheg.
zhablloj
bâj zhurmë (tue hecë).
zhaurrimë (a)
rropame, krisme e fortë.
Zhubë (a)
Malcí e Lezhes.
zhumhúr (i)
krisme e letë.

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB