«Periimus jam omnes, dum quisque sibi se tantum natum existimat.»
— Georgius Kastriotus ad Vladislaum Hungar. Reg.
Ex Kroja, Pridie Nonas Sextiles, MCCCXLIII.
(Barletius)
A. GJERGJ FISHTËS, O. F. M.
AUKTORIT T’«LAHUTËS S’MALCIIS»
E SAA SHKRIMEVE TJERA
N’PÊNG T’NNISIIS KOMJARE
KTO FLETË ATDHEDASHTNIJET
JA TRUËN ME MALLË
Shkruësi
* * *
Shqyptaar t’dashtun!
«… Sokrati nnoq Platonin, Platoni Arristotelin, Arristoteli Averroen; Cecili muër prejë Sulpicit, Lelij prejë Varronit, Hennij prejë Horacit, Seneka prejë Gjellit, Thesali prejë Galenit, Hermagora prejë Ciceronit, e Ciceroni vet muer prejë Salustit.»
— Emzot P. Bogdani, «Cuneus».
Due me thanë, se gjaa prejë vedit nuk qita n’kto pak rreshta, por veç shka mora uhaa prejë tjerësh.
Sido kjoftë ky liber, pelqeje, o vllaa atdhetaar, e maje si nji dhantii qi bûnnoj prejë loçkes s’zêmres t’atii qi t’ngiatëjeton e t’falet Shqyptarçe!
Gomsiqe - Gojani i poshter - n’Mirëditë,
Me 14. t’Kallnnorit, 1910
A. Shtjefni Konstantini Gjeçov,
prejë Urdhnit t’Vllazenve t’Vogjel t’Shqypniis
Shtjefën Gjeçovi