Flêj dashtnië!

Tash n’ket koh qi gjithësia
Ra n’pushim, plot qetësië,
Ti do t’flêsh me t’ndîme t’mia —
Flêj dashtnië!

Ti n’ket ças, moj bukuroshe
M’ke kujtu me knaqësië,
Tash dhe un te ti dishroshe —
Flêj dashtnië!

Po te ti dishroj m’u gjetun,
Zog m’u bâa, me t’hî në shpië
E m’u knaq tuj t’pa n’gjum fjetun:
Flêj dashtnië!

Pra ti flêj krejt shkuidesumun,
Bân nji gjum plot lumtësië,
Se un çu jam tuj t’kujtumun:
Flêj dashtnië!

Pjesa e radhës
Dashtnië e thell

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB