Kujtim i largët

Atje pran’ ati klavirit[1]
Rrin me t’dashtnin t’ânt qi don,
E në drit të zbet t’nji qirit,
Bashk me tê nji kâng e kndon,

Ju me kâng dashtniën tregoni,
Ket e di, si t’ishe atje,
E j’u ndî kah ju këndoni:
Tu ne le sauras jamais…

Ah, atje dhe un nji hera,
Shpesh kam ndêj tuj kndu me ty!
Por dashtnia shkoj si era,
E n’nji tjeter sot âsht kthy! —


  1. Fjala gjermanishte per piano (italisht). ↩︎

Pjesa e radhës
Kujtim prej malesh

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB