Ngjat tejet

Trink’o Jüngling! heil’ges Glücke
Taglang aus der Liebsten Blicke;
Abends gaukl’ ihr Bild dich ein!

— Goethe

Krejt i plotshëm bâhet gzimi
Kur ngjat tejet jam kah rri;
Zêmra, syt edhe mêndimi,
T’gjith défrehën n’dashunië.

Syt e tu ata kur hasin
Plot me mall me syt e mi,
M’gjan se n’zêmer t’ême flasin
Fjal të bukra për dashtnië!

Zân’i âmbël sa të dalin,
N’zêmër t’ême mbrênd ka hî —
Afërdita s’do t’më falin
Kurr kaq ora plot dashtnië!

Pjesa e radhës
E treta vjetë

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB