Vash kaq e dashtun,
Qi m’kqyr me dashtnië,
Zêmren tuj m’djegun
Me shum knaqësië;
Syt të permallshëm
Në mu kur i lshon,
M’bâhet se Dushi[1]
Në zêmer m’zhgjeton.
Shpesh un i mjeri
Jam tuj të mendu,
Kshtu ti moj dashtnore
Do t’kesh nër mênd mu —
N’zêmer po digjem,
Kerkuj s’i diftoj;
Vetëm me t’kqyr’ na
Dashtniën t’a tregoj!
Don me thânë Amor. ↩︎
Hil Mosi