Rima e tretun

Jeta i kaloi si një gotë shampanje.

Nett i çoi nër shtretën mbi gji të grave,
të cilat e deshtën fort e ma fort për pare
sesa për kafshimin e tij të dhambve.
Dhe syparja ra…
Protagonisti vdiq…

Por nuk vdes shampanja!

U lindën milionet
me miliarde dëshira
Kuj t’i lëshohet radha
kur nuk ka batalla?

Por do të ketë Karrnera[1]
dhe do të ketë poetën,
gjithashtu dhe priftën.

Prifti ka për të thanë:
ku do te shkojë
ai që e çoi
jetën si një gotë shampanjë
e ku ai me të thyeme dhambë?


  1. Primo Karnera – kampion botëror boksi në vitet ’30. ↩︎

Pjesa e radhës
Vjeshta në parakalim

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB