Mbreti i Tules

W. Goethe

Deri n’dekë besnik ke s’thohet
Ishte n’Tule ‘j padishá:
Diq e dashtna mbas do kohet
E’j got’ arit shêj i la.

Sá at gotë arit gja nuk dote,
E gjithmonë me têne piu;
Por ka 'j lot per faqe i shkote
Gjith sá herë pite fatziu.

Kúr pau védin tui mbarue
Njehë gjytetet e gjithshka
Trashigimtarit ja la shkrue,
Por putirin nuk ja la.

N’ndêje t’parve, n’buzë të détit,
Gjith parsín n’nji gost’ i thrret;
Ulet n’gost’ e ká rreth védit
Mbledhun bashkë parsín e vet,

E t’ksáj t’kandshmes jetë dishirin
Piu mâ t’mbramin e lumnoj
Písi plak, mandej putirin
Nder vál’ t’détit e flakroj.

Tui u zhyt’ e pau n’fund t’zállit,
Tui këcye nêlt, tui hupë me turr;
E n’at ças i ránë prei bállit
Fikun sŷt e s’piu mâ kurr.

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB