Mahmud Pasha

Në Mal të Zí.

N’kamb’, o Shkodrë, o nan’e drangojve
Lé prei grykes t’martinës, prei çelikut!
Maje bjeshkve, nder shqype, e n’fund t’shtojve,
Kû buqari shqytár avullon,

Qit kushtrimin: O Lekë, kundra anmikut
Me nji hov, me nji zemrë permblidhn’ju;
Pertè Cemin si 'j nieri t’tanë hidhn’ju:
Shqyptarija, o fatosa, ju fton.

Porsi bisha prei ûjet ja rrîni
N’ megje t’ona, qi s’preken, i hueji;
Mb’ta sokola! kah bjeshka e kah vrrîni
Hapi kthetrat, o Shqype, mbî ta.

Çart’ e idhnime nder vedi, deh shueji
Para lterit t’atdheut, o Malcí:
Me gjak t’zêmres, me krye pertrij
Trashigimin qi i pari na la.

E flamorin, qi i shndritshem ushtríve
Se kje jeta ju prîni n’ngadhnjime,
Xiern’je, o Hoten, kulshedra e malcíve,
Xiern’je, hija e t’dekunve e pret.

Dérsá t’rreket me dhun’e trathtime
Me i vû kâmben i hueji shqyptarit;
Sá t’kujtojn’ se nder pronjet e t’parit
Nji kind t’vetun perdhuni na shklet:

Kjoftë mallkue kush merr nuse te shpija,
Kush vên berret perpara n’kullosë,
E kush qét i mberthen nder hollija,
E kush vaden nder t’mihuna lëshon.

Pushk’ e shpatë janë parmênd’ e janë kosë;
Me eshtna t’huejve do t’miellet kjo tokë;
Me gjak t’huejve tui rrjedhun do vokë
Ngrîja e mordes qi rrethas zotnon.

Çou, o Grudë, e trimnín e perhershme
Njálle sot kundra anmikut, e shtyji
Shtyi djelmoçat, stuhin e permnérshme
Me rroposë ça Shqypnija mallkoj.

Se nji zâ shungulloj kû rri Hyji:
Delni, o t’huejit, prei vêndeve t’ona;
Tjetrë ligj’ e flamuer jo nuk dona:
U betue Shqyptari e ngurroj.

O Kastrat, porsi rêja mizore
Rrebtë n’ushtrina t’anmikut ti ndeshe,
E dermove, rrufé bumbullore,
Gjithshka hase n’at rmueshmin udhtim.

Orët e malit bertasin: oh njeshe
T’ rrgjanten shpatë qi kje trama e gjithkújit;
Rreth e rreth neper çetat e t’hújit
Sielle morden, siell gjam’ e mjerim.

Se prei thepash t’shkallmuem t’Veleçikut
Synojnë Shkrelsit atdhén, e nji gojet
U betuene gjith mbarë kundra anmikut
Burr’ e fëmijë me luftue te jet.

Xhixha xhixha nder sŷ si shqypojet,
Maje bjeshkve Kelmêndi u rreshtue,
E n’breg t’Cemit me gisht tui shênjue:
“Vorri i t’huejve â ktune” bertet.

Por kush ecë para ushtríve tui lëshue
Flakë prei shpatet, si rrfeja kúr shkrepet
Mbi Bjeshkë t’Nêmna, vesh’ arit t’kullue
Porsi dielli kúr vete n’prendim?

Suka e male kalon e nuk epet,
Kalon prroje t’perlyem me gjak t’huejve;
E tui vruemun rrezikun e t’tuejve,
Mb’ têne, o Shqype, vrapon fluturim.

N’rrethe t’Pejës e tu shkambi i Kavajes;
Prei Prishtinet e n’breg t’Adriatikut,
N’fusha bâsa e nder kerzha t’bungajes
Vraçi i tij prei gadhnjimit hinglloj.

Para lterit t’Shqypnís kundra anmikut
Rrahi bén porsi burrat, e ngrîni
Rrfén e luftës qi Francen pertrîni,
E tallaze rreth Bosforit çoj.

Mahmud Pasha!… Qe n’vorr Skanderbegu
Ngrehi kryetin te kisha e shë Nkollit,
Kqyri nipin luftues ndêj’te shtegu,
E lumoj, e ndoq gjûmin e vet.

E Karl Topja rreth bregut t’Devollit
Kerkon rrashten qi i hoq Shtrashimirit,
E per çerpet tu’e rrokë “njatij nierit
Ktû t’paçë lanë per therore un” i flet.

Por pse u zbut ajò fëtyr’ e terrtisun
Si grykë détit kúr hullet shtergata?
E nder male kaq rryeshem tu’u nisun
Pse sot vraçi mzi gjurmen e ndrron?

Herë mbî prehen t’fatosit bje shpata
Kpuçem si mbas nji luftet t’pádáme;
Herë permállshem tui kqyrë, si degáme
Vetë me vedi me ngrehun fillon.

Me kosë n’krah, mbî nji kál si vetima
Kish pá morden se u qaset Shqyptarve,
E lakmueshem nder gjith atà trima
Zgiedh per védi kê dáte mâ trim.

Pau, e njitas mbas t’nismit t’ushtarve
Shtegon Pasha, e i perkrahet mizores;
N’flakë t’letines, kû i biri i malcores
Korrë anmikun, ja behë fluturim.

“Nana morde”, po i lutet, se t’tuejit
Jena t’gjith qýsh mb’ at ditë qi u perftueme;
N’prak t’gjith dyerve e n’votrë t’gjithkuejit
Hieja e jote mbretnore zotnon.

“Nana morde” nji gjam’ e shemptueme
Prei ferishtash kah ti qe po siellet:
Vashë, dje nuse, sot n’futa po pshtiellet,
E pleqnís sot urojma mbaron.

Per ta vetun therore un tý t’kjosha,
Per jetë t’tyne qe t’êmen pelqeje;
Edhè mujës, i koritun û vosha
Mos m’a kqyrish ket ndérë si po t’ftoj".

Dau se u zbut ajò tymen gjith neje;
Kqyri Pashen tui qesh’, e llastore
E muer ngryk. Por n’at kosen gjaksore
Ndeshi qafen e n’tokë rrokolloj.

Pjesa e radhës
Mustaf Pasha

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB