Vjeshta

'Dhe ju po shkoni,
Bylbyla kshtû!
Po tretni këndynaj,
Dallëndysha, ju!

Deken mêndova
Se m’vjen kúr do;
Se m’lêni vetun
S’mêndova jo.

Por, mâ fort zêmren
M’a brén nji idhnim:
Çérdhet qi i lêni
Kujdesit t’ im.

Ndoshta, kúr t’ ktheni
Mue vorri m’mba,
E ju kerkoni
Çérdhen qi s’â!

Pjesa e radhës
Dimni

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB