Vënd' i Shqipërisë

Ky vënt q’ësht’ i rrethuarë me këto kufi që treguamë është Shqipëria, mëmëdheu yn’ i dashurë. Është një nga mê të bukurat’ e vëndevet t’Evropësë. Mbase s’ësht’ aq’ i pasurë e aqë pellor, pô është shum’ i bukurë. Është malësi, ka male të lartë me shkëmbënj të rreptë e të çkrepëtuarë, pô edhe me pllaja të mveshura, me pylle të dëndurë, me ujëra të ftohëtë, me trape që mbajënë dëborënë në verë, me lule të bukura, me barëra q’ushqejnë bagëtinë, e shrojnë njerëzinë, me metale që flenë nënë dhet që kur është kryerë bota e tëhu. Ka fusha të gjera nëpër të cilat rjedhinë lumënj që mundinë t’i ujitinë e t’i bëjnë kopshta, pô sot për sot, nga të qënëtë pa zot, i mbytinë e i bëjnë moçale. Vetëm fush’ e Myzeqesë është miaft t’ushqenjë gjithë Shqipërinë, po të hapenë lumënjtë. Fush’ e Kosovësë, fush’ e Manastirit, vëndet’ e Tetovës’ e t’Ysqypit janë nga mê të bukuritë vënde të dheut që bëjnë drithë shumë e pemë më të bukurat’ e dheut. Bregoret’ e Çamerisë të mveshura me ullinj e kopshtat’ e portokallevet e të limonjet janë pa shok. Gjith’ an’ e detit ësht’ e mbuluarë me ullinj e me pyje të bukurë, edhe portokalletë bëhenë gjer në mest të Shqipërisë, n’Elbasan. Lumënjt’ e perenjt’ i ka të shumë. Këta me pakë të ndërtuarë munt t’ujitinë shumë dherëra, edhe shumë syresh munt të hapenë, e të punojnë ania nëpër ta që nga gryk’ e tyre gjer shumë siprë. Shqipëria ka mê të mbëdhat’ e mê të bukuratë këneta të Sinísis’ së Balkanit, si kënet’ e Shkodrësë, e Ohrisë, e Prespësë, e Kosturit, e Janinësë etj. Të gjitha këto këneta janë plot peshq e munt të lëvrijnë nëpër to disa vapore.

Shqipëria ushqen edhe sot shumë bagëti e gjërëra të gjalla të vjejtura: dhën, dhi, lopë, kuaj etj. Dhëntë këverxike e ruda të Shqipërisë mbushinë Stambollë e gjithë vëndet’ e Tyrqisë me mish të mirë edhe Shqipërinë me lesh. Myzeqeja munt të nxjerrë shumë kuaj, të cilëtë, sado që janë pakë të vegjëlë, janë të fortë e ecinë shumë mirë. Shqipëtarëtë kanë shumë dëshirë e dinë të mbajnë bagëtí e ç’do farë gjë të gjalla. Sikur t’ishte një qeveri që t’u tregonte lehtësi e t’u hapte udhënë, e të dinin’ edhe mësimn’ e bagëtivet qysh shtohenë, qysh ngjallenë e qysh rritet’ e xbukurohetë far’ e tyre, do të muntninë të roninë edhe vetëm me bagëti.

Me një fjalë, Shqipëria, sado q’ësht’ e vogëlë, ka ç’do farë klime e ç’do farë dheu edhe shumë begati e shumë të mira. Të vështohetë mirë, munt të vejë shumë mbarë, e t’ushqenjë katrë herë mê teprë njerës se sa ushqen sot.

Pjesa e radhës
Njerëzit' e Shqipërisë, Shqipëtarëtë

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB