Per këndimin metrik te vjerrshavet

Sasija e ë-s

  1. Ë-ja e shênjueme në themë a në trup të fjalës, njehet rroke e plotë:

    • Kosen pështetun permbi kocka t’ngrefta — (11)
    • Tue zânë n’shkollë mësime t’mbara — (8)
    • A thue kështû do t’zêhen — (7)
      Ase:
      • Per trimëní permêndun larg mbi dhé — (11)
      • Prîj ti nierit n’amëshim — (8)
  2. Ka vleren e rrokes, e shkrueme nder fjalza (neje a enklitike):

    • Në skam e n’terr me ndêjun posë gjithkúj — (11)
    • Ká lirija të bardhin sundim — (10)
    • M’kambë, sokola të Shqypnís — (8)
    • Per punë të hijshme e t’mbara — (7)
  3. Nuk ka vlerë e nuk bân rroke kúr âsht perdorë si shêj zgjatimit në pjesen e mbrame të fjalës:

    • Murojë me i ndêjë Europës pá dijtë shk’âsht friga — (11)
      Kúr duhet të njehet rroke, shpesh shênjohet me e të ngulët:
      • Veç po, sŷni i t’Amshuemit n’at gjamë t’botes — (11)
      • Porsi kânga e zogut t’veres — (8)
      • Prej voeses s’qielles — (5)
  4. Ë-ja në mbarim të vjerrshës të shumen njehet rroke:

    • Bini Toskë, ju bini Gegë — (8)
    • Zûnë me i njoftë nevojët e jetës — (8)
    • Zêmren me t’âmel shpresë — (7)
Pjesa e radhës
Zhvillimi i disá fjalve te librit

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB