Të vorruemit e Sir John Moore

Wolf

Lodertijat nuk u ndiene,
S’u ndie gjama e miqasís
Kúr fatosin n’vorr e shtiene
E prei luftnave pushoj;
S’pat t’percjellt’ e kalorís
T’falët e armve s’i qilloj.

Neper terr qi lëshote nata
Me i çilë vorrin na shpejtoshim;
E n’nji vorr qi gropoj shpata
Trupi i të dekunit pushon,
Me 'j kandil tu u fikë punoshim,
Me dritë t’zbetë qi hâna lëshon.

Nji pelhurë s’ja pshtuellme shtatit,
As nji rizë at ftyrë s’ja mbëlote;
Me i pritë dhét ndopak te ngratit
Arkë per doret nuk u gjet:
Si ‘j luftár qi flên pushote
Vesh’ e njeshë me stolí t’vet.

Dhimshem burrin tui ankue
Neper buzë, e salikueme;
Por nji váj qi me diftue
T’dhimt’ e zêmers kúi s’i pshtoj.
Tui këqyrë vorrin u kujtueme
Se’j ditë tjetrë bic’ agoj.

Kúr nen krye i vuem nji gúr
Me fjetë burri per gjithmonë,
Mbi ftyrë t’tij, mênduem, dikúr
Kamba e t’huejit ah! tash shklet;
Andej détin, kû t’pázonë
Pushka e inglizit nuk e pret.

Mbî vorr t’tij dikúr trimnín
Tham’, ja shán pá frigë ushtari:
Por jo! i vrámi vet ndjerzín
Ká me mujt me e çuemun n’cak.
Kû e vûe dora e inglizve, udhtari
Jo ket vorr s’e prek aspak.

Tui mbarue ket veprë mëshiret
U avit koha me kalue;
Krizma e jonë me 'j tjetrë díret
Qi mâ rrebët po shungullon;
Lerg e lerg tui bumbullue
Mb’armë anmiku rrokull lëshon.

N’vênd kû gjakun derdhi trimi
Ja ruen trupin veç shkretija;
E nji rrasë, kû t’vêhej shkrimi
Me e permêndun nuk u gjet.
Na e lamë burrin, por trimnija
N’buzë të vorrit me tê jet.

Pjesa e radhës
Mbreti i Tules

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB