Moj dallëndyshë shtegtore e rmyeshme,
Qi po pshtete n’at balkue,
Per gjith nádje 'j kangë t’mallënjyeshme
Aq permallshem tui këndue;
Ç’do me m’thanë mb’at giuhë vajtore
Moj dallëndysheza shtegtore?
Lerg gjithkújit e n’vení
Lânë prei fatit tand qi t’treti,
A thue kjáke per vetmí,
A t’çoj máll me váj û shkreti?
Kjàj, o kjáj, mb’at giuhë vajtore,
Moj dallëndýsheza shtegtore.
Por prep ndryshe â puna e jote:
Sá do pak flutron me krahë,
Fush’ e male kah kalote
I kerkon tui dnesë gjithkahë;
Per gjith ditë mb’at giuhë vajtore
Atê thrret, dallëndyshë shtegtore.
Ah! kish t’mundem… por shterngimi
I ktij burgut s’m’len me shfrye,
As frymë éret as lulzimi
S’mbërrín i diellit tui shkelxye;
Me zi ankimet qi bâj prore
Ti m’i ndien, dallëndyshë shtegtore.
Qe shtatori tesh mâ mbërrîni
E pá m’lanun nuk po ndale;
Ké me shkue kû lulzon vërrini,
Me ndjerz tjer’ e tjera male
Ké m’u falë mb’at giûhë vajtore,
Moj dallëndýsheza shtegtore.
Une atëherna per gjith náde,
T’çilmen lotve syt e mí,
Tu u sjellë bora kollovráde,
Tesh kujtoj se endè po ndij
At zân tand qi per mue prore
M’vjen se ankon, dallëndyshë shtegtore.
Ndoshta’j kryq kúr t’vîn prêndvéra
Ké me gjetun mbi ket truell:
Permbî tê, dallëndyshë e mjera,
Ndalu’j herë se fati t’suell;
M’lut pushim mb’at giûhë vajtore,
Moj dallëndýsheza shtegtore.
Ndre Mjeda