Katundëritë

M’i lumtur’ i vëndevet në botet ësht’ ay, tek ndjehetë fort pakë dor’ e qeverisë. Sa të mundetë qeverija të mos ketë të bënjë drejt për drejt me vëndeset. Për këtë punë duhetë të jenë katundëritë të goditura bukurë, e vëndesitë të mos njohenë përveç këtyre, edhe këto të njohenë qeverinë, e të kenë të bëjnë me të. Pagesatë do t’i mbledhë katundërija, e t’ia apë qeverisë; gjyqet’ e vegjëlë në mest të botësë do t’i vështonjë katundërija; udhët’ e vogëla nëpër mest të pshatëravet, rugat’ e qytetevet do t’i ndërtonjë katundërija; shkollat’ e para, tregjetë e të tjera punëra të qytetevet e të pshatravet, si edhe pyjet’ e kopshtat’ e përgjithçim e arat’ e vreshtatë do të jenë nënë qyrërit të katundërisë.

Ç’do qytet i vogëlë do të quhetë një katundëri (beledije), të mbëdhenjtë do të ndahenë më dy a mê teprë katundëri. Nga katundet e pshatërat disa që janë afrë njëri jatrit e bëjnë gjithë bashkë një pellk a rreth do të zihenë një katundëri. Kështu ç’do nënëgastrë do të jet’ e ndarë më disa katundëri.

Ç’do katundëri do të ketë mbledhjen’ e përgjithçime të saj, në të cilët do të pshillenë gjithë burratë që kanë shkuarë të 20 vjettë e që kanë të pakënë një shtëpi e një arë a vreshtë a kopshtë a tjatrë gjë që paguan, të pakënë 5 copë (franga) në mott qeverisë a që di të shkruanj’ e të këndonjë. Kjo mbledhje e përgjithçime një herë në mott do të xgjedhë një katundar [nahije mydiri a beledije reisí], një nënëkatundar a ndihmës katundari, tre mise të këshillës’ së katundërisë, një krye, një nënëkrye edhe tre mise të gjyqëris’ së paqesë (juges de paix). Emërat’ e këtyre do t’i shkruhenë nënëqeverindarit, i cili atë çast do t’i dërgonjë në qeverindari, edhe ay do t’i vërtetonjë, e t’i kthenjë. Ruanjësit’ e udhëvet e të pyjevet, copë mbledhësitë (tahsildarëtë), xandarëri’ e katundërisë etj. do të jenë nënë urdhërit të katundarít. Dhënjet’ e vëndeset do të mblidhenë prej katundërisë me anët të copëmbledhësit edhe me ndihmit të xandarërisë, kur të jetë nevojë, edhe do të dërgohenë gati në nënëqeverit. Gjithë gjyqet’ e vogëla ndo për dhënje e marje ndo për faje do të vështohenë në gjykatet të paqes’ së katundërisë e cila do të muntnjë të vështonjë edhe gjyqe mê të mbëdhenj, pô që të duanë të dy anëtë.

Kështu gjithë punët’ e vëndit do të vështohenë prej katundërisë, edhe vëndesitë do të mos njohinë tjatrë qeveri përveç katundërisë q’është e xgjedhurë prej atyre vetë. Qeveríja do të mos përzjehetë përveç se në punërat të mbëdha e të përgjithçime, në punëra, të cilatë katundërija, me të mos mundurë t’i godinjë vetë, do t’ja dërgonjë nënëqeverisë.

Katundërija do të ketë dhënjet’ e saj që do të mbledhë ndo nga shtëpit’ e arat’ e vreshtat’ e pyjet etj., ndo nga treqet’ e nga të shiturat’ e të bleratë etj. Këto dhënje janë jashtë byxesë, edhe me këto do të kthehetë katundërija, të paguhenë ruanjësitë etj.

Pjesa e radhës
Përmbledhje

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB