Përveç afro dy miliunë Shqipëtarësh që janë në Shqipëri kemi edhe mê teprë se gjymësë miliuni Shqipëtarë jashtë Shqipërisë, n’Itali, në Greqi, në ca anë të Tyrqisë në Malt-të Zi etj. Nga këta, Shqipëtarët’ e Greqis’ e t’Italisë janë të shumë. Ata që janë në Greqi kan’ ikurë nga Shqipëria përpara Tyrqet, në kohët të Byzantinjet; iknë nga Hynërit e nga të tjerë kombe t’egërë, q’u sulë nga anët’ e veriut, e mbuluanë edhe Shqipërinë bashkë me vëndet’ e tjerë. Mijëra Shqipëtarësh atëhere lanë mëmëdhen’ e tyre nga tëmer’ i këtyre, e vanë nëpër nisit të Greqisë, në More, n’Attikë e në të tjerë vënde të Grekërisë. Shumë nga këta vënde i gjetnë të xbrazurë e pa njerës; pô edhe tek kish njerës, me të qënë që këta vanë e ndënjtnë tok, muntnë të ruaninë gjuhën’ e tyre, shqipenë, të cilënë flasënë edhe gjer më sot. Idhra, Speca, Porua, Kulluri (Salamina), Egjina e të tjera nisi janë edhe sot të ndënjura fjeshtë prej Shqipëtarësh, edhe ndër tô s’flitetë përveç shqipesë. Mê të shumët’ e vëndëset t’Attikësë janë Shqipëtarë: Athina, pa bërë kryeqytet i Greqisë, ish një qytetth fjeshtë shqipëtar, e s’dëgjohesh në të tjatrë gjuhë përveç shqipesë. Thonë që sot për sot një e tret’ e vëndëset të Greqisë (veç Thesalisë) janë Shqipëtarë; pô në mos janë një e tretë, për një të katrëtë s’ka dyshim. N’ato kohëra edhe shumë Shqipëtarë u përhapnë nëpër të tjera anë; e kështu nisija Marmara afrë Konstantinopojësë edhe disa pshatëra ng’an’ e Adrinupojës’ e të Filipopojësë që thuhenë Arnaut-Qoj janë të ndënjturë fjeshtë prej Shqipëtarësh.
Shqipëtarët’ e Italisë ndodhenë në Kalabrë e në Siqeli, tek kanë bërë fshatra e katunde edhe kantone (nahijerëra) të tëra më vetëhe, e rojnë veçan Italianëvet, duke ruajturë gjuhën’ e besënë (se janë orthodhoksë) e tyre. Këta janë afro 300,000 njerës, fjeshtë Shqipëtarë që flasinë shqip. Këta kanë ikurë nga Shqipëria pas vdekjes’ së Skënderbeut, kur ra Shqipëria në duart të Tyrqet. Atëhere iknë shumë Shqipëtarë, pô mê të tepërtitë u përhapnë nëpër Evropë e humpnë duke haruarë gjuhënë e duke përzjerë me vëndëset. Me gjithë këtë, ca fëmijë të mbëdha, sado që humpnë, e ruajtinë emëninë shqipëtar si fëmij’ e Albanëvet n’Itali, e cila ka nxjerrë shumë njerës të mbëdhenj që kanë shërbëtuarë Italinë me diturit të tyre e me mirëbërsirëra të mbëdha. Nga kjo fëmijë ka dal’ edhe një papë: Kleman’ i Dymbëdhettë.
Nga ky remet Shqipëtarësh q’ikn’ atëhere n’Evropë, vetëm ata që vanë në mbretërit të Napolit, së cilësë Skënderbeu i kish ndihurë, vetëm ata muntnë të rrinë tok e të ruajnë gjuhën’ e kombërin’ e tyre gjer më sot. Gjuha që flasinë është shqip fjeshtë toskërisht pak’ e prishurë e e përzjerë me italishte, pô e cila ruan e mban edhe sot shumë fjalë shqipe të vjetëra që na i kemi lën’ e haruarë. Në mest të Shqipëtarëvet t’Italisë janë shumë njerës të ditur’ e të vyerë, që kanë dëshirë të madhe për kombërin’ e për gjuhën’ e tyre. Kanë mbledhurë shumë vjersha e këngë të vjetëra, e kanë përhapurë disa livra shqip. Këta kanë shërbëtuarë shumë edhe Italinë, e kanë treguarë shumë trimërí me Garibaldinë.
Kështu Shqipëtarëtë që janë mi dhet, në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, bëhenë mê tepërë se dy miliun’ e gjymësë.
Sami Frashëri