Illyrianëtë e Epirotëtë

Illyri e vjetërë nukë pushtonte të tërë Shqipërinë, se nukë unjësh mê poshtë Vijosësë nga juga; pô nga veriu ish shumë me madhe, se, sindëkur thamë, xgjatëshë gjer në Savë e gjer në funt t’Adriatikut duke përpushtuar’ edhe Bosnjën’ e të tjerë vënde. Që nga Vijosa e gjer në mëngët t’Ambraqísë (t’Artësë) cop’ e jugës’ së Toskëris’ së sotme quhësh Epir (Ipërë, Hipërë a Sipërë) fjalë shqip me të cilënë e përmentninë vëndësit’ e anës’ së detit së poshtërmi, edhe të cilënë Greqtë që qasëshinë atje për tregëri e dëgjuanë nga këta. Mbretëri e Illyrisë ish veçan, e Epirit veçan. Pô Illyrianëtë si edhe Epirotëtë nukë ishinë fare t’unjurë e të poshtuarë nënë këto mbretëri; ishinë të përndarë në shumë fara e fise, nga të cilëtë si-cili-do qeverisësh prej këshillës’ së parësísë e të pleqet të tyre. Këto këshilla quhëshinë Plakoni a Pleqësi.

Nga këto dy mbretërí, të cilatë, istorija na thotë, që kishinë miaft qytetëri, duallë disa mbretër të fortë e të ndrituarë, si Pyrrua a Burri mbret’ i Epirit, që mundi Romanëtë e morri Greqinë, e si Tevta, mbretëresh’ e Illyrisë e Gjençoja i bir’ i saj, që qëndruanë kaqë kohë burrërisht kuntrë Romanëvet.

Pas të thënit të shkronjëtorëvet të Greqis’ së vjetërë, Illyrianëtë, si edhe Epirotëtë, të cilëtë s’ndryshoninë nga ata me nonjë farë mendyre, roninë e ishinë si Shqipëtarët’ e sotmë, pa nonjë ndryshim; edhe flisninë gjuhënë që flasimë na sot.

Pjesa e radhës
Shqipëtarëtë nënë Romanëtë

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB