Në kohërat të fundit të Byzantinjet, kur këta ishinë dobëtuarë e s’u kish mbeturë fuqi as për të qeverisurë vëndetë as për të qëndruarë kuntrë armiqet, atëhere, si më ç’do vënt, edhe në Shqipërí ishinë çpikurë disa mbretëri, edhe shumë vënde të Shqipërisë mb’anë detit i kish zënë gjithurdhërim’ i Venetikut. Nga mbretëret’ e vegjëlë q’ishinë çpikurë atëhere në Shqipëri ca ishinë fjesht Shqipëtarë e ca të huaj pô të shqipëtaruarë. Nga të parëtë ish edhe fëmij’ e Kastriotit, nga e cila dolli ndjesë-madhi Skënderbeu, në Krujë, fëmij’ e Topjesë n’Artë etj; nga të dytatë ishinë fëmij’ e Dukagjinit në malësi të Shkodrësë, fëmij’ e Muzakësë në Myzeqe etj.
Kështu qe ndarë Shqipëria në shumë copa të cilatë s’mundimë t’i nëmërojmë të tëra mbretërirëra; mê të mbëdhatë munt të quhenë kështu, të vogëlatë ishinë kryesi e bojarëri, të cilatë nga dobëti e mbretërisë kishinë mbeturë më vetëhe e pa urdhërim. Në mest të këtyre copëravet edhe ndarjat’ e grindat’ e luftat’ e përbrëndësme s’hiqëshinë kurrë.
Kur duallë Tyrqitë, e u hodhë ng’Asia n’Evropë duke marrë vëndet’ e Sinis’ së Balkanit, njërënë pas jatrit, Shqipëria qe ndar’ e e përçarë në këtë mendyrë. Tyrqitë zun’ e po i muntninë një nga një këta zotërinj q’urdhëroninë Shqipërinë; e ca i përzininë fare nga vënd’ i tyre, ca i lininë, si i poshtonin’ e pastaj. Një nga ata q’u poshtuanë kështu qe edhe Jan Kastrioti i at’ i Skënderbeut, i cili u shtrëngua t’i apë Sulltan Muradit penk të katrë djemt’ e ti të dashurë, m’i vogël’ i të cilëve qe Gjerq Kastrioti që thuhetë Skënderbeg.
Sami Frashëri